Letra e 1 Korintasve në 40 mesazhe ne Twitter
Kryqet ishin diçka e errët në Romën e Shekullit të Parë. Kryqëzimi ishte një metodë e tmerrshme ekzekutimi për kriminelët më të poshtër. Megjithatë, Pali ja shkruan këtë letër kishës në Korinth dhe e organizon gjithë teologjinë dhe shërbesën e tij përreth këtij objekti turpi.
Në urtësinë e Perëndisë, ashtu si thotë dhe D. A, Carson, kryqi është bërë vendi ku “Perëndia ka shkatërruar në mënyrë supreme arrogancën dhe shtirjen njerëzore.” (The Cross and Christian Ministry, 15, Kryqi dhe Shëbesa e Krishterë). Në të vërtetë ky mesazh është marrëzi për ata që humbin, por për ne që besojmë kryqi është fuqia e Perëndisë.
1 Korintasve është një libër rreth kryqit. Ashtu si bëmë me letrën e Romakëve jemi përpjekur ta përmbledhim këtë libër në një seri mesazhesh Twitter të cilat do t'i postojmë përgjatë një dite. Për aq kohë sa kemi media sociale le ta përdorim për të ndihmuar njëri-tjetrin në fuqinë e kryqit, ditë pas dite.
Ja përpjekja jonë:
1 Korintasve 1
Kisha janë ata që në çdo vend i bëjnë thirrje emrit të Zotit tonë Jezu Krisht. #1 Kor 1:1–3
Ne po presim zbulesën e Zotit tonë Jezu Krisht. Perëndia do na mbështesë gjer në fund, pa faj. Ai do ta bëjë. Ai është besnik. #1 Kor 1:4–9
Bini dakord njëri me tjetrin në emrin e Jezusi. Mos kini ndasi. Jini të bashkuar në një mendje dhe një gjykim. #1 Kor 1:10–17
Fjala e kryqit është marrëzi për ata që humbasin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. #1 Kor 1:18–25
Jeta jonë në atë të Krishtit është vepër e Perëndisë. Nuk ka vend për mburrje. Ai e bëri Jezusin gjithçka për ne. #1 Kor 1:26–31
1 Korintasve 2
Mesazhi ynë është Jezusi dhe ai i kryqëzuar. Këtu dallohet fuqia e Frymës dhe përse besimi ynë është në Perëndinë dhe jo tek njeriu. #1 Kor 2:1–5
Ne kemi marrë Frymën e Perëndisë që të kuptojmë fjalën e tij. Ne kemi mendjen e Krishtit. #1 Kor 2:6–16
1 Korintasve 3
Disa shërbëtorë mbjellin fjalën, disa e ujisin, por vetëm Perëndia jep rritjen. Vetëm Perëndia i sjell njerëzit në jetë. #1 Kor 3:1–15
Përse të mburresh me njeriun? Të gjitha gjërat janë tuajat. E gjithë bota, jeta, vdekja, e tashmja, e ardhmja. Janë tuajat! Dhe ju jeni të Perëndisë! #1 Kor 3:16–23
1 Korintasve 4
Çfarë ke që nuk e ke marrë? Dhe nëse e ke marrë përse të mburresh sikur e ke arritur vetë? #1 Kor 4:1–7
Mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në murmuritje dhe llafe pa fund. Ajo qëndron në fuqi. Fuqi. #1 Kor 4:8–21
1 Korintasve 5
Kisha është një grup besimtarësh të rilindur që së bashku ecin në një hap me ungjillin. #1 Kor 5:1–13
1 Korintasve 6
Ne të gjithë ishim paganë imoralë. Të humbur. Por Perëndia na lau, na shenjtëroi, na drejtësoi në emër të Jezusit dhe përmes Frymës së tij. #1 Kor 6:1–11
Perëndia na bëri tempull të Frymës së tij. Nuk i përkasim vetes! U blemë me një çmim! Prandaj le ta lavdërojmë atë me trupin tonë. #1 Kor 6:12–20
1 Korintasve 7
Perëndia u ka dhënë dhunti njerëzve të tij në mënyra të ndryshme. Nëse je beqar, është mirë të jesh beqar. Por mund të jetë më mirë të martohesh. #1 Kor 7:1–9
Ji i qëllimshëm për hir të Jezusit në çfarëdo situate që Zoti të ka thirrur. #1 Kor 7:10–24
Qëndro beqar nëse mundesh. Martohu nëse duhet. Forma e tanishme e kësaj bote po shkon tej. #1 Kor 7:25–40
1 Korintasve 8
Ka një Perëndi, Ati, prej të cilit dhe për të cilin ekzistojmë, dhe një Zot, Jezu Krishti, përmes të cilit ekzistojnë të gijtha gjërat. #1 Kor 8:1–6
Të mëkatosh kundër vëllait apo motrës do të thotë të mëkatosh kundër Jezusit. Mos i pengoni ata. Jezusi vdiq për ta. #1 Kor 8:7–13
1 Korintasve 9
Rehatia ja vlen të sakrifikohet nëse do të thotë të largosh pengesat nga udha e ungjillit. #1 Kor 9:1–14
Shpërblimi ynë është të shpallim lirshëm ungjillin. Për hir të ungjillit, për gëzimin tonë, ne e bëjmë veten shërbëtorë të kujtdo. #1 Kor 9:15–27
1 Korintasve 10
Mos dëshironi të ligën. Kuptoni që historitë e DHV u shkruan për hirin tonë – për ne që jemi në fund të epokave. #1 Kor 10:1–12
Perëndia është besnik dhe do të sigurojë gjithmonë një rrugë shpëtimi. Ai ju bën të jeni në gjëndje të duroni tundimin. Prandaj arratisjuni idhujtarisë! #1 Kor 10:13–22
Në gjithçka që të bëni, të hani, të pini apo çfarëdo gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë, duke hequr dorë nga rehatia juaj që të tjerët të mund të shpëtohen. #1 Kor 10:23–33
1 Korintasve 11
Perëndia e bëri burrin dhe gruan që të vareshin tek njëri-tjetri. Gruaja ishte njeriu nga burri dhe burri lind prej gruas. #1 Kor 11:1–16
Tryeza e Zotit është për të kujtuar atë. Kur hani këtë bukë dhe pini këtë kupë ju shpallni vdekjen e tij derisa ai të kthehet. #1 Kor 11:17–34
1 Korintasve 12
Ka shumë dhunti, por i njëjti Frymë, i njëjti Zoti, i njëjti Perëndi – dhuntitë i janë dhënë trupit për përfitimin e përbashkët. #1 Kor 12:1–11
Gjymtyrët janë së bashku. Nëse një vuan, të gjitha vuajnë. Nëse një gëzohet të gjitha gëzohen. #1 Kor 12:12–30
Po, dëshironi me zjarr dhuntitë më të larta. Por ka ende një udhë më të përsosur... #1 Kor 12:31
1 Korintasve 13
Ne mund të kemi dhuntitë më të mahnitshme të imagjinueshme, por nëse nuk kemi dashuri nuk fitojmë asgjë. #1 Kor 13:1–3
Kishë, për këtë jemi thirrur, për Dashuri. Ajo i mban, i shpreson dhe i duron të gjitha gjërat. Ajo nuk mbaron kurrë. #1 Kor 13:4–13
1 Korintasve 14
Qëllimi i dhuntive frymërore është të ndërtojë kishën, dhe jo të tërheqin vëmendjen tek vetja. Përpiquni të ndërtoni kishën! #1 Kor 14:1–40
1 Korintasve 15
Të rëndësisë parësore: Jezusi vdiq për mëkatet tona, u varros, pastaj u ringjall të tretën ditë. Gjithçka sipas Shkrimeve. #1 Kor 15:1–11
Kishë, nëse Jezusi nuk është ringjallur prej së vdekuri atëherë të gjithë po harxhojmë kohën kot. #1 Kor 15:12–19
Fundi do të vijë. Jezusi do sundojë mbi të gjithë dhe do t'ja dorëzojë mbretërinë Atit. Perëndia do jetë i gjithi në gjithçka. #1 Kor 15:20–34
Ashtu si kemi mbartur shembëlltyrën e njeriut prej pluhuri (Adami), një ditë do të mbartim shembëlltyrën e njeriut prej qiellit (Jezusi). #1 Kor 15:35–49
Vdekje, ku është fitorja jote? Ku është? Faleminderit Perëndisë! Ai na ka dhënë fitoren përmes Zotit tonë Jezu Krisht. #1 Kor 15:50–57
Për shkak të kësaj fitoreje mbi vdekjen përmes vdekjes së Jezusit, qëndroni të palëkundur. Vazhdoni me zell në shërbimin tuaj në Zotin. Nuk është e kotë. #1 Kor 15:58
1 Korintasve 16
Rrini syhapur. Qëndroni të palëkundur në besim. Burra tregohuni burra. Gjithçka që bëni le të bëhet në dashuri. #1 Kor 16:1–20
Maranatha, Zot Jezus! Hiri i tij qoftë me të gjithë ju. #1 Kor 16:21–22